Valbona Kolaveri-Menopauzë 


albona Kolaveri 

MENOPAUZË

Menopauzë
zerohet dita
nën klithmat dëshpēruese
të filizava që nuk janë më
shtigjeve ku pyjet
buzëqeshnin

Menopauzë

Derdhet shpirti vargjeve
meduzë
shtangen barqet
nuk po ka pranverë
të blertë më

Dheu s’po plehërohet më
filizat zunë rrënjë
gjetkë

Kurorë e luleve
po bjen nē vjeshtë
t’pērhershme
Tokës sime

që mbet djerrë
n’menopauzë
të ngrohtë

po pres dhembjen
shtatit
mbulojë
për një strehë

MENOPAUZË
diagramë në rënie vijë pikë

Pip pip pip…….
udhët e mia
nuk po kanë më zë

Po pres të shndris
në ripērtërime të tjera
konvencionesh
der në infinit

Monopauza
diagramē vijë drejtë
pip pip pip….

N’kētë vjeshtē gjethe e rēnë
tokēs sime
humus…

About Post Author