Valbona Kolaveri
MERRMË
Merrmë ëndrrën
ëndrrave
Dhe ëndrrash
më duaj
Merrma timin qiell
e grimcoma në yje
Merrmë drit në shpirt
e ndriçoje timen zemër
Kthema diellin syve
Merrmë në mundesh
lartësive, hyjnish
Dashurive
Merrmë
tek shpërbehem
Në ty
frymë brinjeve
Mijra trajta
derdhem
Ujshëm..
