Valbona Kolaveri
N’TRAZIME PA VLERË
Sukuj mendimesh
ma rrokullisën ditën
huqesh
T’më rrëzojnë hera herës
në dyshekë dyshimesh
të vetes
Me pyetjen
si mund tē lartësoj shpirtin
në trazime pa vlerë
Shkurt
në zbërthime pozitive
kompleksesh negative
