Valbona Kolaveri-Nuk mundem pa ty


Valbona Kolaveri

NUK MUNDEM PA TY

Mblidhi ashklat e inatit
mos më ther me sy

Shpirti më mbeti në lak
t’trishtimit

Nuk mundem dot pa ty

Mos më ndryj
në grykë të idhnimit
kur rebele jam

Ashtu di me të dashte
pak e nga pak

Mos më ler
në gur t’harresës
udhës larg e larg

Unë të shoh në bisht të syrit
edhe kur s’të kam pranë

Fati po bën rreng
bashkë me ne të dy

Zemrën ta lashë peng
nuk mundem dot pa ty..

About Post Author