Valbona Kolaveri
NUK NGJAJMË
Nuk ngjajmë
se të njëjtat me të ndryshmet
i këmbyem fatesh
Në peshoret e qiejve
zemrat rrudhë fort
O Zot sa më dhēmb
Dhe puthjet
fshehëm resh
Sytë nuk po na përqafen
ëndrrës
Zemrat kurrë bashkë
nuk po shohin gjak
Duket sikur ngjajmë
hiresh
po shpirtin kurrë
se bëmë një
Nuk ngjajmë
Simetrike vetet
si vijëzuam dot
pingul boshteve të shpirtit
Të njëjtat rrathë në dukje
ovale zgjatemi egërsisht
Për fat të keq
nuk ngjajmë
përfundimisht..
V.Kolaveri
