Valbona Kolaveri-Të përkas


TË PËRKAS

Të përkas
jam e jotja
më përvetësove
në çdo kthinë të shpirtit tënd
E di fort mirë
sepse e ndiej
kur rehatuar je
kafen duke pirë
aty në qoshkun tënd
dhe lexon dy tre rreshta poezi
ato ,të cilat ndoshta dhe më bënë poete
e ti qesh nën zë dhe thua
më përket
se aty jam dhe unë
prandaj këto vargje i dua
Po po i do
e thua pa frikë
se të përket ty ajo poezi
ndaj më përvetëson si poete
Sepse ti qan e qesh me mua
flet me qiej njësoj si unë
E ndiej sepse kur unë lutem
vlagët e mërzive netëve
në ajri erdhën lutjeve dhe tek ty
Dhe shpirti yt
brof me hov në timin shpirt
e bashkë harbojmë n’yjësi
qeshim,qajmë
e dashurojmë marrëzisht
veç hënës i besojmë
pa drojë
Kur t’më lexosh sërish
po po, hyjsh besoj
unë e di që s’jam unë
se të përkas
aq shumë të përkas
sa më duket
që dhe ti,
bashkë me mua
je poet
Sepse të përkas
ta dish

About Post Author