AJO
Ajo staturë e mefshët
e rrafshët si mëndafsh
stioke,
e heshtur nën klithma
të mekur nën tegelë bajatë
qaforesh qafëtrashë
hijerëndë
që zgrapin nën dorë
si tutorë
Nën sy
që bërtasin pa fjalë
Shtëpi e saj
Një varr i stërmadh
me basmë
mbështjell për të si qefin
që e gllabëron çdo ditë
si vorbull pa fund
nên vetminë e saj
Përreth me vizitorë
që shkojnë e vijnë
paradë ndrikullash
që e kurdisin të veshë manekinë
të ildisë me kujdes
jetë të prera
në pëlhura ëndrrash
Nën qepalla ul një mal me brenga
E ditën qep me gjylpërë
zigzakë të plasur zemre.
