Valbona Kolaveri:Bota u çmënd


Valbona Kolaveri

Bota u çmënd


Mëngjeset po thinjen para se të zbardhen
E presin të plakura mesditët që vetëm hanë
Njerëzit ecin e mpihen e zhyten ndër turma
E ndalen ndër ta pergjumshëm aty zënë e flenë

Bota u çmënd

Kështu sonaumbul nga mëngjesi gjer në darkë
Rrugët buçasin frikshëm këmbëshkelës brutalë
Që mbarsen cdo sekond si farë e hidhrës
Të pafe që zotat i lusin përtej kufinjëve të frikës

Bota u çmënd

Dhe fëmijë po ka më pak
Pleqtë po rrudhen skutash
Me arkivolë të pronotuar në smart
Të rinj po grisin rrugët të mjerët endacakë

Bota u çmënd

Ku gratë s’janë më gra
E burrat aq më pak janë burra
Ka kohë që rrolet kanë ndërruar
Dashuritë dot si këmbyen se u humbën udhëve

Bota u çmënd

Dhe Unë po çmëndem bashkë me të
Tek flas nën zë Unë nuk jam e çmëndur
Bota më çmënd e me thot ti je e marrë
Me çmëndurinë e saj kjo botë më ka trëmbur

Bota u çmënd

Ka zgurdulluar sytë
Se orët i kanë ngecur
Botës budallaqe po rrekem ti ik
Me të jam gjithkund e njëherësh askund

Bota u çmënd
U çmënd përnjimënd.

About Post Author