
Dimension
Çdo çast rinumëroj
dimensione brënda vetes
sytë xhama zmadhues
shumë dimensionale
në kamerat e mëndjes
Transformohem në unin tim
në intervale metamorfoza fjalesh
gjëndjesh
kohësh
hapsirash
Unifikohem brënda tyre
e thërmohem vetesh
miliarda e miliarda herë
Rinumēroj dimensionet përsëri
para e pas në kohë
Ku brënda gjej një bosht
numrash të ndryshueshëm njëri tjetrit
Brënda saj mbledhur
të pafundmet e vetes
dimensionin më te çuditshëm njeri
V.Kolaveri