Valbona Kolaveri:Ne


Ne

Ashtu zjarr u dogjëm

në romancat

ku hëna

këndonte e vetme

pa ne

se ne ulërisnim si të çmëndur

dshurinë pa fre

që vulosej qiejsh

me shpirtra të zhveshur

tek japin llogari

atë

PERJETESINË

A thua s’ishim ne ditëve

po prapë të njëjtët

që i hakërreheshim sysh njëri tjetrit

egove

tek harronim

netët idilike të premtimeve

dhe ditët i nxinim

po prapë

me ne

sytë varur çarçafë epshesh

netesh

të puthnim sërish

premtime përjetësish

eh ,

si ne

mes dy zjarresh

Zihemi se Duhemi

kjo ish e vulosur

mbi re

për ne

Të duash a të mos duash

kjo është çështja

që trazoi ditët e netët

mbi ne

V.Kolaveri

About Post Author