PA TY
Psherëtin brenga.
Pa Ty.
E më flet vokët
Shpirtit të cungum.
Ndër rreshta.
Të ngjyem me ofshamë.
Se zanin s’ta kam ndi.
Më vret dita.
Me njëmij plumba qorr.
Tej e mbanë.
Më kanë bri.
Të vokrruem janë sytë.
Se janë mpi me të pa.
Nata më plogështon.
E më grryen për palc.
E për brinjë.
Pa ty.
Gardh.
më lidhet shpirti.
E më prangoset syni.
Burgut të lotit.
Se jam pa Ty…