Për atë Zot
Për atë zot grua
Mos urre më duaj
Je grua dreqi ta hajë
Jam dhe unë si ty një grua
Për atë zot grua
A s’të deshën mbrëmjeve
Që mëngjeset pret të derdhësh zemërate
Vër kurorë mbretërie zgjidh për perla gra
Për atë zot grua
Parfumin mos harro të hedhësh
Që të ndihesh një liqen lulesh
Vish dorashka dashurie, mos u ngrat
Vër varësen me gurin e cmuar zemër e bardhë
Për atë zot grua
Vishe fjalën ngrohtë
Duaje veten grua, vetëm dashuro
Që burrat të të duan çmëndurisht
Krihu me krëhërin e artë diell
Për atë zot grua
Vish pallton elegancë e me të vec bëj paradë
E fto në të vec gra
Grua, zhvish kostumin xhelozi
Prije fustanin të kuq më të bukurin , Dashuri.
