TË KAM THËNË
Të kam thënë
Se jam si guri
Gur në dhembjen time
Të akullt e kam dukjen
Prerje e tërthortë
Plan ndjenjash të padukshme
Zemrën shkërmoqur
Kreshpash,
Kohësh zemërake
Gur thërmuar
Në heshtjet e çekanta
Që godasin mbi kry
Papushim
Vetmish morthë
Shpirtin,
Lot muzgjesh
E netësh hijerënda
Ku s’më sheh askush
Transformimesh
Pa takt
Ku mëndjen e kam rrëzuar
Në mijra kënde
Zemre
Sysh që fshehin shpirt
Thyerje rrezesh
Të arta dashnish
Të shoh bukur
Edhe kur jeta më dhemb.
