TRËNDAFILI IM
Sot është ditë trëndafilësh
E puthjesh të munguara
Kujtimesh ngjyrë qielli
Fytyr ëngjëlli që sjell mesazhe dashurie
Unë po të pres bashkë me ëndrrën
Që bashkë e lamë përgjysmë
Të plotë ma more zemrën
Të kam në qerpik ta dish
Me lotin pres të derdhesh
I shtrenjti im,dashuri
Ditën mē të bukur ke zgjedhë
Për me u dashtë,ashtu përmallshëm.
