Valbona R.Hadri:A thua


A thua

S’do t’i dêgjoj më rrahjet e zemrës tënde?

A thua zëri yt do ti mungoj mëngjeseve , ku dimri bëhej verë ?!.

A mos vallë s’do kthehesh,
qoftë vetëm edhe njëherë, për hatrin tim?

Mos më thuaj që s’do presësh përfundimin e tregimit që e filluam dikur , diku ….?!.

Më premtove që do t’rrugëtojmë bashkë me valvitjen e Flamurit, në trollin Dardan.

Ndërsa ti don të tretësh, pa shijuar edhe nga një gotê verë ?!.

Mos të lutem, … mos,…..!!!

Hedh sytë kaltërsisë Joniane, Butrintit të bukur, Bistricës së xhevahirtë deri te Gjiri i Prevezës.

Mos më lërë vetëm të shkoj .

Bashkëngjitu tek hyjnorja me lutjet e mia, atje na pret lulja e vyshkur.

I duhen ca pika ujë për ta ringjallur,
i premtuam, prandaj s’të lë dot,
ÇAMËRI.

About Post Author