Valentina Aliaj Skenderaj-Me pyeti ngadalë,ende je mërzitur?


Valentina Aliaj Skenderaj

Me pyeti ngadalë,ende je mërzitur?

E pashë drejt në sy,thuajse e habitur,

Jo i thashë,është 1 Nëntor,

M’i qesh sytë,m’përshëndet me dorë.

M’i fsheh mërzitjet, besoj me qëllim,

Pasi,ma di mendjen kur m’duhet gëzim,

Brënda ka dhe festa, për nder e flamur,

E bën diferencën,ndaj edhe e mburr.

Nëse ndonjë ditë,m’sheh trishtuar,

Thjesht më kujto,jeta do gëzuar,

Ai,ajo ,që t’kanë zenë dritën,

Ĕshte thjesht çështje kohe,t’ju prishĕsh pritën…

Hello,hello,je edhe i imi,

Ndaj nuk dua t’më mungoj përqafimi,

Ngre sytĕ qiellit,ende kaltërsi,

Mirësevjen Nëntor,shpresë e dashuri.

V.Skënderaj 01.11.2022

About Post Author