Nën flamur
Edhe kur trishtuar jam,
mbështes koken veç tek ti,
edhe kur më gëzon zemra,
Me ty jam nënë Shqiperi
Edhe kur lëngon dhimbjesh,
t’a ndjej zërin në ofshamë,
por jo, kurrĕ nuk dorzohesh,
flamurin më lart e mban
Poshtë flamurit sot jam ulur,
Dhe nje tjeter ,po qendis,
Jo nuk jam Marigoja,
Por jam mbesë në tjetër fis
Sot ,mbështillem me flamur
dhe e lag me lot gëzimi,
kur e ndjej të më puth lotet,
në çast më mbyt ngashërimi…
Eshtë i shenjtë flamuri jonë,
zemrat tona në shqiponjë,
e lartesohet deri në re,
bashkë me të ,kuqezi ne.
Nën flamurin qe valvitet
Nën flamurin kuq e zi,
Ç’do shqiptar ndihet krenar,
Ç’do shqiptar e mban ne gji
Rri e shoh flamurin tonë,
emocionit i dorzohem,
Nis këndoj himnin kombetar,
Lumturuar i betohem.
Sa i lehtë,aq i rëndë,
Dhe i bukur me ngjyrë gjaku,
Valvitet me madheshti,
Dje,sot ,në përjetĕsi…
