Valentina Aliaj Skënderaj :Shkruar në:”kohën e kolerës”


Vë maskën,floket mbledhur,dal tek lagjia për të blerë diçka.Diku, në një nga rrugët të cilat ishin bosh,shikoj një zonjë të moshuar, ishte përballë meje, gati 10 m larg.Ajo më flet:-Sabire,po si je moj?Vetë e fëmijet,atë çik burrë si e ke?

Unë shoh mbrapa ,nuk kishte njeri.Më kishte ngaterruar,i them;

-Nuk jam Sabireja zonjë,dhe i buzëqesha.

Po si duket donte pak muhabet nëna se mbyllur në shtëpi,ishte mërzitur. Unë, eca në punë time.E dëgjoj zonjën:-Bajame ,më fal të keqen, se nuk të njoha,nga kjo e flamosur mask,që na mori frymën… E kthej kokën prapë e i them:-as Bajamia nuk jam…Me fal tha zonja dhe iku duke mërmëritur.Hajde kuic hajde,thashë… Ashtu duke u menduar ,sesi kishte mundësi që më ngatërroi,shoh një burrë gati moshatar me mua, me maskë, në biçikletë.Në një dorë mbante qeskën me bukë,me dorën tjetër(të dyja me dorashkë),mbante biçikletën.I ikte sa majtas -djathtas ajo,dhe mua mu duk si dikush që e njihja, i flas:Tori na shtype ore,kujdes… Ai qeshi, dhe duke ecur me flet:-Nuk jam Tori ,neneeee

About Post Author