
Ditët e mija,të teruara në krah zogjsh,
Tĕ thara nga diell i hijëzuar,
E hëna, ju qesh veç kur është e plotë,
Mëngjeseve, j’ua zgjoj gjumin e trazuar…
Ç’farë bëtë të ligj, të paftyrë,
E vërteta, është në dritë tĕ diellit,
Do të vij vallĕ një ditë,
T’ju zënë guret e themelit?…
Më thanë se kishin parë diku,
Një tjegull të shtëpisë time,
Trufullonte mbi kokë të ligësisë,
“Hakmerrej”,për padrejtësinë time…
Tĕ marrët, pa fre, e pa fe,
Ju hodhën përsipër nga lakmia,
I bënë kurban tĕ “egos moderne”,
I vrafshin ditët e mija…