Valentina Aliaj:”Pulbardhat dhe kapiteni”


Valentina Aliaj

“Pulbardhat dhe kapiteni”

Kapiteni

Vetëm pulëbardha, kishte varka në të,

Kokën ulur mbanin, e qanin pa zë,

Ishte mbushur plot e nuk nxinte më,

Dorën përmbi zemër,a po rrihte më?

Pulebardhat

Jepi kapiten, ec të shkojmë,

Se nuk kemi krahë,më të fluturojmë,

Ajri u ndot,fryme nuk merr dot

E tokën e zhvatën,njerëz fare kot…

Na prishën foletë, e na përçmuan,

Me “pëndet”tona,sa u pasuruan,

Se i blenë lirë, e i shitën shtrenjtê

Gjithëçka të një jete, e çuan në dreq…

Të lësh vëndin tënd,e sa e vështirë.

Ndoshta, do gjejmë një jetë me të mirë,

Ne, që po ikim e kemi një moshë,

I lame gjithë kujtimet,”trastat” janë bosh…

I lamë kujtimet, fole më fole,

Edhe pse t’rrĕnuara,por ato i nxe,

Përzier ishin,gugatje,puthje,perqafime,

Një jetë e tërë,halle e mundime..

kapiteni

Sa më dhemb shpirti ,këtë

ndjenjë e njoh,

Po ikni larg, ndoshta më s’ju shoh

Ashtu nëpër dallgë,rrotull ka kaq lot,

Të tjerët i derdhën,si edhe ju sot…

Pulebardhat

Atdheu është toka, ku ke lerë e rrit,

Ku puth flamur, krenar ç’do ditë,

E nëse të shkelin, ata të pavlerë,

Jepi varkes bir,këtu s’ka më nder…

About Post Author