
Si ta ndaloj pranverën
~~~~~~~~~~~~~~~~~~
~Iku dhe një ditë, dy, tre e shumë,
u mbyll një faqe, një kujtimi ynë,
sa shumë do kalojnë jo unë nuk ta fal,
por nuk di përse marsi më mbush plot mall!
~Ato ditë pranvere vallë si ti ndaloj,
si tu them luleve ato mos lulëzojnë,
mbrëmjet tona vallë si ti harroj,
si ti them kohës pranverën ta ndalojnë.
~Me dimrin u mësova, e ftohtë jeta ime,
por shpirti e zemra pak flak brenda e mbajnë,
e di që ëndrrat nuk janë veç gëzime,
po si tja bej vitit e stinët të mi ndajnë.
~Do bëhem vet pranverë e dimrin do largoj,
do ti tregoj botës se plagët në lule shndërrohen,
në netët me hënë, e çmendur do vallzoj,
le të kalojnë vitet, dashuritë s’harrohen.