Valentina Skenderaj-Armiku im


Valentina Aliaj Skenderaj

 

Armiku im

Ai,turpëshem strehon pabesinë,

ai armiku im….

laget lotësh fallc vendi ku shkon,

mbjell lule gënjeshtare, e më tundon..

Unë me jetën time pak zemëruar,

nê heshtje firmos për t’u pajtuar,

lulet e tij shoh, afrohem marr erë,

pa e kuptuar,në besë më ka prerë…

Ai,armiku im, me armë moderne godet,

Unë,vazhdoj të kultivoj mirësi,

ai rri përballë , dhe unë nuk e di,

Nuk ka limite në pabesi.

Sa herë betuar jam, do ta gjej,

aq herë kam dështuar,prapë zhgënjim,

dhe sa kohe do strukesh o djall-njeri,

Do çirret maska,ç’ke mbjell do të vij.

Valentina Skenderaj.

About Post Author