Valët e jetës-Zymer H.Haliti


Zhytur thellsive të jetës jam

Duke lundruar drejt kështjellës jetë

Kërkoj bregun që ëndërruar kam

gjej diellin fshehur nën retë

Për një çast fryen një erë e marrë

Sikur trazon ndjenjat e strukura

Kur shoh diellin ndihem krenar…

Valët e jetës më janë të trazuara

I heshtur vazhdoj të ecë drejt bregut

Pas kodrës një dritë shfaqet e verdhë

Kjo ditë më ngjanë si porta e shtegut

E pritur kam këtë çast,që lulja të çelë.