.”Vallë, a do ti binte në duart e saj libri im….??!!


Në lokal ishte qetësi, duke hedhur syte rrotull u ndala tek një Zonjë e bukur, e zhytyr në leximin e thelle mbi faqet e një libri. Dukej, që po e tërhiqte shumë, se e pasqyronte në fytyrën e saj, në lëvizjen e vetullave dhe sidomos të buzëve të saj, si i kafshonte lehtë, lehtë…

Një dite tjetër kur isha në ato ambjentet aty rrotull u kujtova për atë Zonjëzën e bukur. Valle do ta rastisja përsëri.

Kureshtja më shtyri në hyrjen e lokalit. Mbeta i habitur.

Ajo kishte ardhur përsëri, ishte ulur në po atë tavolinë, po ashtu afër ngjitur, si atë dite, u ula dhe unë.

E njëjta panoramë si edhe atë ditë qëndronte e ulur aq afër meje me sytë të pa ngritur, por të përqëndruar në leximin e rrjeshtave të atij libri.

E vështrova në mënyrë tinzare, por jo ajo ishte e harruar pas librit, duke e përpirë atë, shikimin im as që e ndjeu, nuk e shqëtësoi.

Ishte zhytyr në librin e saj si edhe atë ditë.

Nuk kishte pamje më të bukur, se kjo femër duke lexuar ate libër, që as autorin nuk po e lexoja dot..

Mendimi i pare që më lindi mua në ato çaste:

“Po nëqoftëse unë e botoj një liber si e kam menduar, a thua vallë libri im do të përfundonte në duart e saja…?!”.

Imagjinata ime u shty më tej. Sa bukur do të jetë gishtat e saj aq të hollë të shfletojnë me rradhë fletët e librit tim dhe une rastësisht të isha ulur afër saj si sot po këtu në këtë bar kafe,

Të ndjeja si përkëledhte me gishtat e saj fletët e librit, duke i shfletuar ngadalë.

Imagjinoja gishtat e saj mbi ato të mijat fletë të librit.

A ka përkëledhje më të ngrohtë, më të ëmbël peë mua dhe për çdo autor?!

E vura re me vëmëndje Zonjën e bukur, kur lagte gishtin e saj me ato buzë të kuqe flake dhe një tjetër fletë e kishte rradhën të shfletosej, më tej.

A thua do të ndjeja dhe unë lagështinë e gishtit të saj, edhe për një fletë të librit tim të shfletuar?!

Më vuri në mendime, kjo Zonjë e bukur!!.

Më besoni, sa dëshiroja të isha unë aty brënda librit tim, i mbështetur në prehërin e saj të ngrohtë.

Kur ajo të lexonte një pjesë erotike, sigurisht, që buzet e saj do ti kafshonte, si tani e eksituar dhe unë të ndjeja atë ndjesi të buzëve të saj aq të eksituara.

Më çoi shumë larg kjo Zonjë e bukur.

U ktheva në realitet. Në atë sallë nuk kishte asnjë tjetër përveç unë, që hidhja këto shenime dhe Ajo, ngjitur meje, që shfletonte me rradhë fletet e librit pa u shqetesuar nga vështrimi im.

…..Vendosa që patjetër duhet ta botoja librin për atë fakt të thjeshtë, se do të jetë një Zonjë tjeter e bukur, që do të lage gishtat dhe do të vazhdojë shfletimin e fleteve….

Pirro Minella Millona

Tiranë, më 7 Gusht 2022.

About Post Author