VALLE YJESH
Mbi dy sytë e mi
Ti krahët shtrin,
E më mbulon
Magjishëm
Majë gishtash,
Luan valle yjesh
Hënës
E mbi trupin tënd
Frymoj
Çdo dekikë
Brinjē për brinjë
Të të kem
N’dashni
Ndër valle lutjesh
Të sosuna butësisht,
Shpirtit
Gjer nata të ulërasë
Grahmash të fundit,
Përpëlitjesh
E të agojë
Ditë…
