Vallëzon hëna mbi liqen-Dëfrim Selmani


VALLËZON HËNA MBI LIQEN

Hëna e plotë zbukuruar,

si i thonë “Pesëmbëdhjetë”.

Sonte u ul e ndricuar,

përmbi Liqen dhe qytet!

Në k’të natë të bukur vjeshte,

ku dhe mbremja êshtë e qetë!

Përmbi valë sipër një kreshte,

vallëzon hëna si do vetë!

Tundet hëna zbukuruar!

me dritë në njgjyrën e prushit!

Ka ardhur për të vallzuar,

me liqenin e Lasgushit!

Dhe ja tregon hiret gjolit,

Mire si e stisur prej magjisë!

Dridhet gjoli gotet valët,

përmbi bregun në ranishtë!

Në vallëzim ngjyrash e notash,

u shkrinë bashkë si për cudi

Hëna shtuar mijëra copash,

Gjoli ngjyer ngjyre flori!