Sikur shirat e vjeshtës përzënë nga era
Kam ikur edhe unë një ditë si një flet lisi
Athua po zbrazem gjithmonë me lot
Rënkoj e shaj këtë të mallkuar kurbet “pisi”
Jam thinjur
si një arë e vetmuar e verës së thatë
Jam udhëtar i harruar
Nuk e di rrugën ku do më qoj
U zmbraps ky dufi im rebel
Pas një heshtje të gjatë
Në deje mu ndez një zjarr prush
Ëndërrën ta fajsoj.
Me ty t’jem sërish
Aty ku shkrepat prekin qiellin
Aty ku kockat e të parëve pushojnë
Unë shtegëtar nga Diaspora
Ti lulëkuqe nga Kosova, aromën ta njoh
Kur e lodhur do t’jetë rrahja e zemrës
Yjet për mua do të këndojnë.
I zhytur thellë
Në ëndërrat e grumbulluara gacë prush
Dua brenda lotëve të mi
Të shohë si një pasqyrë
Të tretem e të kullohem në kazanin tëndë
Si vreshtat me rrush
Jam brum i yti
Varfanjak në zemër por me fytyrë.
Halit Haliti
Stuttgart
