Varfëria s’ma uli kokën kurrë-Nexhat Nallbati


VARFËRIA S’MA ULI KOKËN KURRË

Nexhat Nallbati

E vështirë ishte koha kur linda,

Varfëri kishte gjithë Shqipëria,

Me varfëri u rrita, atë se harroj kurrë,

Ajo më mësoi punën t’a dua shumë.

Kushtet për jetesë i kishim minimale,

Flinim në rrogozë,hanim bukëvale,

Mes vështirësish të mëdha u rrita,

U”poqa” para kohe,më shumë u kalita.

Mbaj mënd kur shkollën fillova,

Çantë nuk kisha,librat në dorë i mbaja,

Më e vështirë për mua ishte nata,

Në dritën e kandilit mu desh të mësoja.

Kishte raste që pa bukë gjumi më zinte,

Por askush nga ne zërin se ngrinte,

Varfëria ishte më e vështira dhunë,

Por ajo s’më trembi, s’ma uli kokën kurrë.

Një mësim të madh jeta më dha mua,

Sigurinë në jetë t’a jep vetëm puna,

Me guxim dhe me këmbë në tokë eca,

Gjithçka e ngrita vetë,nga askush gjë nuk prita.