Varfëria s’u largua kurrë
Ej, bëhuni me mua këshilltarët më të mirë në botë.
Që zemrave të gjithë popujve t’u japim lumturi
Dua të bëhemi si yjet a si ushtarët më të fortë
Retë dhe mjergulla me shuplakën e dorës të fshijmë.
Shikoj fëmijë të mërzitur të pangrënë, të paveshur
Pa shkolla e bangat i kanë bërë për të ngrohur si dru.
E mbaj trishtimin e ditëve që në baltë kanë ngecur
E ndiej dhimbjen për ditët e bardha që s’erdhën kurrë.
Që kur lindëm ishim shokë të ngushtë me shpresën.
Endërronim dhe kur nuk kishte bukë në tavolinë
Nuk e humbëm kurrë shtegun e bardhë për jetën
Dhe kur detet dallgëzonin si male me borë pa pushim.
Jeta e popujve është si një xhungël me gjarpërinj
ku shpesh herë na qëllon me shpulla e kamxhikë
E bankat e shkollës i lanë pa shpresë e fëmijët.
Nuk duam që ditët e tyre të bëhen errësirë.
Gina Kapaj Xhaferaj
