Varg shpirtëror-Tyran Prizren Spahiu


Tyran Prizren Spahiu

Aftësia tejkalon imagjinatën

ofron dramën e padëgjuar

skena dridhet nga bërat e xhindosura

thirrurit shikjojnë njëri-tjetrin

*

zemërimi arrinë kulmin e botës

acari tmerron trupin e njeriut

në këtë vend banon neandertali i njerëzimit

frymon vetëm në këtë tokë pashpresë

*

lajthitjes koha i ka skaduar

duhet thënë troç në fytyrë

gjoja superior, por ai nuk ka vend në fjalorin tim

vetëm meritorët shpërblehen

*

në varg frymon shkronjëtari që nuk kurdiset

ortari që kurrë nuk kërkon ndihmesë

ndaj meritokracisë hapi portat

rendis çmimet sipas vlerës

*

ja pra, në verë mbretëron ndershmëria e merituar

kujdeset shishja e qelqtë

rrjedhshmëria posi pikat e mjaltit

sjellin aromë pikante për njohësit e vargut shpirtëror.

Tyran Prizren Spahiu

Vargje poetike

Vargjet frymojnë