Vargjet e mia-Fatbardha Budini


Vargjet e mia.

Eja vajza ime sëbashku,me vargjet e mia të rrimë,

në mes kësaj bote që duket e gjitha e pa kuptimtë.

Femrat e drejta dhe të ndershme, nga shumë njerëz,shahen e gjykohen,

ndërsa prostitutat adhurohen dhe lavdërohen.

Ata që janë të urtë dhe të drejtë,nga njerëz të ligj përgojohen,

ndërsa servilët me hipokrizinë e tyre krenohen.

Pasanikët rrahin gjokset dhe flasin gjithë mendjemadhësi,

sikur në duart e tyre është e gjithë,kjo gjiithësi.

Krenohen se kanë pasuri dhe shumë dituri,

por shpirtin e kanë të mbushur me vrer dhe ligësi.

Shajnë dhe e poshtërojnë njeriun e drejtë dhe të veshur me ndershmëri,.

dhe kjo gjë iu jep tepër kënaqësi.

Sot fëmijët e të pasurve krenohen me pasurinë e prindërve të vet,

u mburren fëmijëve të njerëzve të thjeshtë,kur ende nuk kanë dal në jetë.

Të vjen të bërtasësh me zë të lartë e pandërprerë,

përse o Zot në këtë Tokë ka kaq njerëz shpirtlig dhe të padrejtë?