Variatetet e këndëshme të vendit tim-Nexhat Bexhet


Nëse e ndjeni një puhi

e cila u sjellë kënaqësi

përjetonja se vjen nga vendi im

përbëhet nga aroma e luleve

të veçanta,që s’i gjeni askundë

ngjitet në fytyrë,shpirti e donë

në vendin tim shiu bjen me simfoni

drunjtë me gjethet dhe zogjtë vallëzojnë

gjithë natyra i gëzohet shiut

gjelbëron rethina,bagëtia kullot

qingjat rriten duke vallzuar

bukuri e rallë,e paharuar

lumenjtë e vendit tim dallohen

me rjedhje gjarpërore,ujë kristaltë

eh po i shiquat vargmalet

shiqimi do të u’a kënaq sytë

nga laramania e lisave të gjatë

në mes lisave,jetojnë shtazët e egra

kot i quajmë të egra,janë të buta

sa që nuk flasin,dhe nuk sulmojnë

rrugët e vendit tim,i zbukurojnë

djemtë si vigana,dhe vashat sorkadhe

me  buzqeshje përshëndesin,duke ecur

dhe fëmijët lozin,duke u ritur për atdhe

brez pas brezi,e trashëgojnë urtësinë

nuk gjej fjalë,për t’a përshkruar bukurinë

si vendi im s’kam gjetur askund në botë

prandaj duhet t’a duam, mos e harojmë.