Vasha-Valbona Kolaveri


Mbi një urë psherëtimash,

Një vashë

Endet ecejakesh

Zemrës së saj,

Duke ecur këmbëzbathur

Dashurive që e tradhëruan

Lotët,pafajsish

E thërrasin kujtimesh

Tundimeve

Ku klithmave të shpirtit

Dënon fatet,

Në duart e të pashpirtëve,

Që i grabitën

Ëndrrat,

Mbështjellë në erë,

Dhe i rrëkëllyen gjinjtë

Ta pinin me fund

Si kupa me verë

Pa pyetur

Për mijra çaste

Pëshpërimash,

Thirrje qiejsh

Grumbulluar vite

Duar

Drejtuar vetes

Unë meritoj

Të duhem pak nga pak

Çdo ditë njësoj

Dhe jo të ndizem

E të fikem

si një cigare dënesë,

Që veç tymin nxjerr

E të privohem fundesh,

Ritmit të një akti

Ku kërkon

Përshpejtimin ikjeve,

Dhe të marrë me vete

Gjithë epshet perverse,

Të një burri

Që vetë burrë nuk është

Që i krenohet vetes

Se shpirtin

Ia fali djallit,

Që i ulërin si ujku

Që don gjak

Ta valëvisë egove

Tek harron

Vashën,

Që la ngashërimesh

Tendosur vetmisë

Harkuar atje tej,

Urës së qelqtë

Duke rënkuar heshtjet

Lutjeve

Dashuri eja

Po pres

Të më duash shpirtit.