Vashës belkëputur-Lumni Nimani


Lumni Nimani

Anekënd Shqipërisë, fund e krye i rashë.

Skaj më skaj nga jugu, në veri kalova.

Jo, asnjë më t’bukur, se sa ti nuk pashë.

Atë sy tënd magjik, s’e kishte asnjë vashë.

E praruar je, me atë nur të hyjnishëm.

Me shtatin e hedhur, porsi zanë bjeshke.

Ty të ka bekuar, ai Zot i madhërishëm.

Më je aq e ëmbël, si mollëkuqe vjeshte.

Në stinën e luleve, kur të çelë trëndafili.

Thuaja këngës – Kur pata një lule t’bukur!

Me at’ zërin tënd o xhan, që e ke si bylbyli,

O rrushja ime, të kam flutur – belkëputur.

Je ngjyrë dashurie, prore në penën time

Sa herë vargun tim, unë e derdhë në letër

Kur s’të kam ty pranë, mbytem në kujtime

Zemrën ma pushtove, sikur asnjë tjetër.

Lumni Nimani