Vashëz e Ksamilit!-Eduart Veli


Sa krenare ecën rrugës,vashëz e Ksamilit,

Të ndjek nga pas,aroma e luleve të Blirit !

Vashëz e Ksamilit,ngjan si një valëz deti ..

Syri ktë behar vashë ,veç tek ti më mbeti !

Me flokët me dredha e me gjinjtë e frytur

Pyesin njerëzia,kjo vashë ku është rritur ?

Vashëz e Ksamilit,si mjelmë qafë gjatë..

Shtigjeve të dashurisë ,vrapon nëpër natë!

Vashëz e Ksamilit ,me shtatin si Selvia..

Ardhë nga viset Çame,ardhë nga Labëria!

Vashëz e Ksamilit,si Boriigëz bjeshke..

Vjen aromë Bliri ..,vjen aromë Pjeshke..!

Vashëz Ksamiliote,ardhë nga Tepelena..

Në kalanë e zemrës, ke ngritur bedena!

Vashëz e Ksamilit,Hënëz ngjyrë floriri.

Bregut aromë Jodi ,rrugës aromë Bliri !

Moj vashëz e Ksamilit ,yll si Afërdita …

Ndrin kur vjen nata,shkëlqen kur vjen dita !

Vashëz e Ksamilit ,vashë nga Shqipëria..

Eja vashë,..vallzo,mes vargjeve të mia!

Vashëz e Ksamilit,sy kaltëra si qielli…

Në bregun e detit ngjan si luledielli..!

Vashëza e Ksamilit,moj e bukura jonë..

Mes pyllit me drita ngjan si xixëllonjë ..!

Moj vashëz e Ksamilit,ti moj valëz deti…

Për ty,vargje të thjeshta thurra unë poeti .

Moj “vashëza”ime,e nënë mbretëreshë ..

Për ty do të thurr vargje ,deri sa të vdes !

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti