Vasil S.Tole:Dhora Leka, kompozitorja e pare shqiptare!


Vasil S.Tole

Dhora Leka, kompozitorja e pare shqiptare!

Nga faqja e facebookut të Vasil S.Tole

 Në këtë foto jam së bashku me znj. Dhora Leka (1923-2006), kompozitoren e parë shqiptare, pas premierës së operas së saj “Maleve për liri”-1998, pikërisht në çastin kur në shenjë nderimi për kontributin e saj, i vendosëm edhe fotografinë me vendim të Bordit Artistik të TOB-it, krahas më të mëdhenjve artistë të muzikës sonë, krijues dhe interpretues, si: Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija,Feim Ibrahimi , Avni Mula, Tefta Tashko Koço, Marie Kraja, Luk Kaçaj, Mentor Xhemali e shumë të tjerë.
Ende e kam në kujtesë kënaqësinë që ajo përjetoi pas këtyre vlerësimeve, pas vitesh të tëra burgimi dhe internimesh deri më 1990.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit u krijua si institucion me misionin që krijimtaria e kompozitorëve shqiptare të zinte vendin që meriton në skenën e tij.

▪︎ Foto publikohet për herë të parë!

About Post Author