Vasilis Jannopoullos-Dy gënjeshtra


DY GËNJESHTRA ( ΔΥΟ ΨΈΜΑΤΑ)

Po u gjetëm, e sjell rasti

As “ngjatjeta” s’ themi dot

Brenda turmës do humbasim

Mbushur sytë me nga një lot.

Në se të thërras në emra

Vjedhtazi do më kundrosh

Dhe do bësh, a ta merr mendja,

Sikur më s’ do më kujtosh.

Po pyet si ia kam shkuar

T’ them dy prej gënjeshtrave:

Një, se s’ të kam dashuruar

Dy, je mes harresave.

Po pyet si ia kam shkuar

T’them dy prej gënjeshtrave:

Një , se s’ të kam dashuruar

Dy, je mes harresave.

Po u gjetëm ndonjë herë

Do na pritet fryma jonë

Pa asnjë fjalë të nxjerrë

Sytë tanë gjithçka do thonë.

Në se të thërras në emra

Vjedhtazi do më kundrosh

Dhe do bësh, a ta merr mendja,

Sikur më s’ do më kujtosh.

Shqipëroi nga origjinali: Lefter ShomoK/ 479 v.j.α.