Vaso Papaj-A do të jemi prapë nesër?


A do të jemi prapë nesër?

A do të jemi prapë nesër? Nuk të pyes më shumë.

Edhe pse mbrëmjeve të qeta mezi më ze pak gjumë.

Pak gjumë që më bën të shkoj larg teje qoftë për pak,

Se në mëngjes troket prapë dritë e diellit aty në prag

E hyn pa drojë nga porta, se për ta kyçur

S’patëm kurrë merak.

Mjafton të të shoh, të jem pranë teje çdo mëngjes.

Të ëndërroj ç’ka mbetur ende pa u zhytur në harresë.

A mos do t’ish më mirë tani të përtërija çdo kujtim?

Të rikujtoja gjithçka: si të pashë e si të njoha në fillim

E të pyesja veten, nëse e sotmja me të djeshmen

Do kish ndonjë ndryshim?

A do të jemi prapë nesër?…

Nis këngën ekspresi në kuzhinë.

E tek të shoh sa me kujdes i mbush filxhanët,

Kuptoj pse të vetme e kemi lënë vetminë.

About Post Author