Çelni arkapiat
Çelni arkapiat!
Jeni shurdhër? Qorra?
Uragani vrundullon.
Jepini frymë!
Ju që keni mbjellë
Motele për horra,
Skuta vetëm për sorra,
Ju të nginjur,
Dhe në qofshi të rinj,
Kështu,… jeni thinjur.
Çelni portat!
A s’jemi vëllezër?
Mos shihni duart,
Shihni sytë!
Dhimbja, s’ju rëndon?…
Keni shpirt? A s’jua trazon?…
Dhe në qofshi AUT,
Kërkouni, të paktën ndjesë!
Foluni,
Jepuni pak shpresë!
Çelni, çelni arkapiat!
A s’jeni shërbëtorët tanë?
Uragani vrundullon.
Hapni zemrat!
Vendit fryma s’i mjafton.
Ndryshe,
Zemra do t’i lëngojë,
Mund të pritet dhe Bypass
E atëherë, dijeni:
Gjithkush do të humbas.
