Dhe diellin s’kam ç’e dua
Gjurmomë
Çdo sekondë të kohës tënde.
Kërkomë
Në çdo fjalë që thua, të dëgjoj me ëndje.
Gjemë ashtu rastësisht,
në çdo send që të çon shikimi.
Mbamë
Në çdo qelizë të mendjes
dhe s’do na mundë zhgënjimi.
Kujtomë, pafundësisht kujtomë.
Hidhmu, përqafomë, shtrëngomë,
E kudo, sido të jesh, këtu më ke, jetomë.
Jepmë një buzëqeshje
dhe papritur hëna do t’u iki reve.
Do të vijë të ulet në një cep të buzëve,
të gëzoj me neve.
Folmë
Dhe çdo fjalë, një ylldritë në hapësrë do të qendisë
Prekmë
Dhe nën drithmën e gishtërinjve,
më e qetë do të jetë dhe nata.
Mbi mua do të dremisë.
Ledhatomë me frymë.
Po me frymë shuaje diellin për mua.
Se nën dridhjen e qirinjve,
Besomë,
Po të jem me ty, edhe diellin s’kam ç’e dua.
