Vaso Papaj-Ku janë shqiponjat?!…


Ku janë shqiponjat?!…

Poet, ku janë tashmë, ku janë shqiponjat?!…

Ato që fluturonin lart, dikur?

Ato që gjer mbi retë renditnin shkronjat,

PARTI-ENVER, në shpate mali, në çdo mur.

Ku janë poeti im, i mori vallë tufani?

Rrugëve të botës, vrullii i lirisë?

Ku janë? Nuk ndjej tani as përmallime xhani.

Asnjë puhizë s’më vjen nga koha e vetmisë.

Ndaj pyes: Ku janë ato, shqiponjat e vërteta?!…

Se ato të rremet ti i fluturove lart…

T’u pinin gjak shushunjat, moçaleve i gjeta,

Ndër galeri të tretur, piritin kishin baltë.

Thuam të vërtetën! S’e di se ku i shpure.

Të paktën kockat t’ua gjej diku.

Ca pak lopata dheu, mbuluar qoft me shkurre

Mes njerëzve do t’i sillja, t’u bien dhe në gju.

Por sot, vërej prapë nga ajo kohë, të mbetur.

Ca “fitimtarë” betejash pambarim,

Që si atëherë prapë sup më sup mbështetur,

Po fluturojnë ende, dhe pse me tjetër grim

About Post Author