Vaso Papaj-Lutje


Vaso Papaj

Lutje

Më hyre në ëndërr atëherë, ngrite aty fole,

Si rreze mëngjesi, një ditë të ngrohtë gushti.

Më ledhatove gjumin si bletë, çast s’më le,

Më ngope dhe më dehe me aromë mushti.

Jepma dorën dhe do të ndihem më i fortë,

Ёndrra jonë syhapur, realitet mbi realitetet.

Privimet s’na rrëzuan, na bën dhe më të zotë,

Si të kishim jetuar një për një në tër’ planetet.

Ndodh të humbas dhe prapë tek poezia shkova,

Po kur mbaron ajo, në zemër prapë më mbetesh.

Ndaj: i lutem Zotit që nga ai çast kur të takova,

Rrugëtimit tonë deri në fund të mos i tretesh.

Tetor 2022

About Post Author