Vaso Papaj-Një çantë shpine dhe dy puthje


Një çantë shpine dhe dy puthje

(Kronikë e ditës)

Një çantë shpine dhe dy puthje,

Në heshtje më kaluan tutje.

Ish mëngjes me diell të vdekur,

Zërat n’at’ rrugicë qenë mekur.

Një çantë shpine dhe dy puthje,

S’ishte kjo një skenë për’puthje.

Shtynin një karrocë të vjetër,

Një beb brenda, asgjë tjetër.

E, një çast ndalën te kthesa,

Një puthje, i bekoj besa.

Tjetrën në karrocë fshehur,

Në mes, çanta, ëndrramprehur.

Një çantë shpine pa dy puthjet.

Ato mbetën në kthes’, me lutjet.

Rrotat ndryshkur, rak – rak – rak.

Çanta e shpinës rrugëve, larg.

Tetor 2022

About Post Author