Vaso Papaj-Qentë


Vaso Papaj

Qentë

Qentë po ulërijnë,

Grumbull, në kopè.

Vallë, po ndjejnë urinë,

Apo ndajnë një prè?!

Qentë po ulërasin,

Zgjojnë ëndrrën që fle

Herë zhvaten, herë zhvasin,

Gjumit po i venë fre.

Hëna vetullshkruar,

Ndriçon zbehtë mbi re.

Herë dremitur, herë zgjuar

Më lart vetull ngre.

Ora ka ndaluar,

Akrepa ngrirë mbi dhè,

Mish të dhëmbëzuar,

Më kthen kjo kopè.

Ora tre e natës,

Tre e njëzet e tre…

About Post Author