
Si ta shpjegoj?!
Si ta shpjegoj un’ cila je
në çdo moment të jetës sime,
pasqyrë ndryshimi e çdo klime,
që kurrë trazime nuk më dhe?!
Shumë vite bashkë kemi kaluar.
Vite të rëndë, ne të paepur.
Me buzëqeshje i kemi ndjekur
Si ta shpjegoj që më dhuron
Gjith’ atë forcë kur jam i lodhur,
një fije shprese për t’u shplodhur,
të zymtat ditë ti m’i shkurton?!
E mes gëzimit edhe shpresës
Në këto kohëra që kaluam
Fole për zogj të dy ndërtuam.
Si ta shpjegoj tani së fundi,
pse zërin tënd e kam përbrenda,
se kohë e gjatë s’ma hoq nga mendja
dhe kurrë e keqja nuk më mundi?!
E jotja fjalë më ka ndriçuar.
Një herë e re, një herë e vjetër,
Në botë s’të ndërroj me asnjë tjetër.
Një herë e re, një herë e vjetër,
Veç ti më mbete, si askush tjetër.