Vaso Papaj-Tango


Vaso Papaj

Tango

Tango,

Ndonëse ndëshkimet ndër vite më kanë ndjekur,

Kujtimi yt asnjë çast nuk më është tretur.

Të kërkova, tango,

Një ditë prapë të kam gjetur.

Tango,

Me hapin dy plus një, ti s’je veç një vallëzim magjik,

I asaj kohe që nuk do të kthehet më, or mik.

Të dua fort, tango,

Se je fisnik e mbi fisnik.

Tango,

Dikur ke qenë një poezi e imja, e gjallë.

Sa herë që e kujtoj, më ngjizka vetëm mall.

Provojmë bashkë, tango!

Dhe i vdekur, ti më ngjall.

Tango,

Bukuritë tona të dikurshme më s’do t’i kesh,

Sado rrotull të vimë të dy aty në shesh.

S’të lëshojmë, tango,

Miqësi mes nesh do të gjesh.

Por… tango,

S’e di… do t’më shërbejë sadopak kujtimi yt!

Mjafton të mos i ndahem një minutë asaj nga sytë

Të adhurojmë, tango,

Në gji na robërove, zhyt.

Hej, tango, në fund,

Koha s’ndalet, Një ditë, vallë, do t’më pranosh?

Se edhe unë qenkam si ty, nuk paskam moshë…

Rrëmbemë pra, tango,

E qiejve shpjermë si t’isha një djalosh.

About Post Author