Tani të dua fort, Vaso
Jetove gjatë mes heshtjes dhe mashtrimit…
Shkëmbinj të egër qenë, ngulur ballë për ballë.
Po shpirtin prapë të bardhë e mbajte gjallë
Dhe me heshtje “Lamtumirë!” i the së vjetrës,
“Larg nga unë!” me neveri edhe gënjeshtrës.
Vërtet, tre vargje vetëm të mjaftuan sot,
Ta çash vetminë që shprtin ta kish mbytur,
Ta shqyesh dhe qelinë, ku terri të kish zhytur
E t’i thuash qiellit “Tungjatjeta!” me zëplot.
Kështu, or mik, kështu, tani të dua fort.
Ndaj s’të them tjetër gjë veç faleminderit,
Se dashurinë për njerzit s’e pate kurrë tinzare
E zemrën tërë kohës pa kanate në dritare.
Portat e saj i mbajte hapur ditë e net,
Ndaj Vaso, tani të dua, edhe më fort, vërtet.
