Vaso Papaj-Valixhja e vjetër


Vaso Papaj

  · 

Valixhja e vjetër

Të shikoj valixhe e vjetër.

Dru me vrima, krimba shpuar.

Je kujtim nga një kohë tjetër,

Kur im atë qe i dënuar.

Ç’të kujtoj më parë, moj mike!?

Gjithmonë gati në koridor.

Herë më erdhe, herë më ike.

Jeta jonë një fat mizor.

N’burg i mbyllur tek qelia,

Ndaj për mua ke kaq vlerë.

Brenda më kish mbetë rinia.

Bëj t’a nxjerr e dot s’e nxjerr.

Brenda teje flinin ëndrra,

Ngatërruar bukë e gjellë.

As u ndala as u trëmba.

Burg më burg i kam përcjellë.

Nuk të flas valixhe e rrjepur.

Nuk ke veshë e nuk ke gojë.

Si relikte më ke mbetur.

Dua vite të t’zbuloj.

Hap e mbyll, gjithnjë pas fatit,

Rroba burgu, mall dhe lot,

Të mungon kostumi i Gabit*,

Shkoi me atin tim n’atë botë.

*Gabi – Tregu i shitjes së rrobave të përdorura.

About Post Author