Vaso Papaj:A do të dime të qeshim?…


Vaso Papaj

Vërtet,

A do të dimë të qeshim një ditë?

A do të dimë të qeshim, vallë?

Kur t’i nxjerrim nga dheu dëshmitë:

Mijëra kafka me vrima në ballë?

Vërtet,

A do të dimë të qeshim një ditë?

E lotët t’i mbajmë veç për mall…

Do t’arrijmë t’i fshehim nga fëmijtë:

Brinjët-shoshë, ngatërruar me zall?

Vërtet,

I dëgjoni? Rënkojnë thellësitë.

Më thonii, do t’meken një dtë vallë?…

Thuamë, dheu im, në ç’shekull, në ç’vit?

Më thuaj: shpirtin tënd si ta ngjall?

Vërtet.

A do të dimë të qeshim një ditë?

Do t’arrijmë mos ta kemi këtë hall?…

Do të desha t’i ve të gjitha fuqitë,

Veç shpirtin tënd t’a mbaja të gjallë.

About Post Author