Iku dimri, erdhi vera, përsëri
Shkëmb të lash e shkëmb të gjeta, në freski.
Shkon një dallgë e vjen një tjetër, ti s’u tunde.
Më dëgjo si mik i vjetër, më dëgjo po munde:
Ti s’ndryshove ngjyrë, as sjellje, as drejtim.
Të kam xhan se fort i ngjan poetit tim.
Se kushdo që mbi kurriz t’ësht’ kapardisur,
Thellë në det të zemëruar ësht’ vithisur.
